Shpërblimi për festa/ 5 mijë lekë bonus çdo pensionisti, ja si do bëhet shpërndarja

108

Javët në vijim nis shpërndarja e bonusit të fundvitit për pensionistët përmes Postës Shqiptare.

Vlera e shpërblimit është 5 mijë lekë dhe shpërndarja do nisë gradualisht nga java e ardhshme.

Bonusi i pensionistëve për vitin e ri do të shpërndahet në formën më tradicionale, siç shpërndahen pensionet, një pjesë në sportele dhe në shtëpi që kryhet nga Posta Shqiptare.