Shpëtohet një tjetër thesar i trashëgimisë sonë kulturore

77

Shpëtohet një tjetër thesar i trashëgimisë sonë kulturore. Shpella me piktura në fshatin Kostar, Mesopotam Finiq, pjesë e fondit të trashëgimisë shpirtërore, tashmë do të restaurohet, pas miratimit të projektit për këtë “xhevahir” që mban statusin e monument kulture i kategorisë së parë.

Me të gjitha faqet e pikturuara, kisha, monument kulture i kategorisë I, ndodhet në anën veriore të fshatit Kostar, ndërtuar në fund të shek. XVIII, në faqen e malit, mbështetur në një gur shkëmbor.