Shpresë për pacientët me HIV, kurohet plotësisht një i infektuar

125

Në Britani, një pacient i infektuar me HIV është bërë personi i dytë në botë që rezulton i kuruar nga ky virus që shkakton Sidën. Në një konferencë në Siatëll, agjencia e OKB-së që drejton përpjekjet globale për të luftuar Sidën shprehu entuziazëm për këtë lajm.

Shkencëtarët prej 40 vjetësh përpiqen të gjejnë një kurë për virusin HIV dhe Sidën. Disa nga figurat shkencore të këtyre studimeve u shprehën se fakti që pacienti britanik është kuruar nga HIV-i është një sukses i madh.

Pacienti me HIV vuante edhe nga kanceri. Tani ai i ka ndërprerë ilaçet pasi rezulton i kuruar nga HIV-i falë transplantimit të qelizave embrionale për të luftuar kancerin. Qelizat u morën nga një person me një mutacion të rrallë gjenetik që e bën bartësin imun ndaj HIV-it.

Mjeku nuk pranon ta cilësojë si kurë për sëmundjen, por thotë se është një arritje e rëndësishme. Ky është pacienti i dytë që rezulton i pastruar nga HIV-i pas një procedure të ngjashme me transplantim të qelizave embrionale. Pacienti i parë ishte një amerikan i mjekuar në Berlin 12 vjet më parë.

Shkencëtarët do të vazhdojnë të kërkojnë mënyra të tjera për të kuruar HIV-in, por pacienti i Londrës ka dëshmuar se për momentin ekzistojnë mënyra për ta luftuar këtë virus.