Shqipëria hap dyert për ”Mediterranea 18”

228

Për herë të parë Bienalja e artistëve të rinj të Mesdheut dhe Europës zhvillohet mes Durrësit e Tiranës, e për rrjedhojë Shqipëria do të kthehet në “shtëpinë” e mbi 200 artistëve të rinj nga Mesdheu dhe Europa.

Në ambjentet e Ministrisë së Kulturës, në sallën “Tefta Tashko”, u mbajt konferenca për Bienalen e artistëve të rinj të Mesdheut dhe Europës, me prezencën e Ministres së Kulturës, Mirela Kumbaro, Presidentes së BJCEM, Dora Bei , Kryetarit të Bashkisë Tiranë Erion Veliaj, Presidentit të Rajonit të Pulias Michele Emiliano dhe drejtorit artistik të Bienales, Driant Zeneli.

Bienalja e mesdheut shërben si një platformë ku artistët dalin jashtë rutinës së tyre dhe i bashkohen një dialogu ndërkulturor mes ‘’shtëpive’’- qoftë ato fizike, virtuale, shpirtërore apo imagjinare.

”Mediterranea 18” e kthen shtëpinë në një ‘‘britmë’’ e cila zhytet në ujërat e Mesdheut dhe kërkon të sfidojë të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen. Për një herë të vetme, arti shkon përtej kritikës dhe provokimeve, nuk kërkon alternativa të reja, por riciklon për të ripërcaktuar ‘’shtëpinë’’ në gabimet gjatë procesit, në momentet e reflektimit përballë sfidave dhe kohës së pritjes për ri-ndërtim.

14591774_1839436386268862_4261298111751292162_n 14713701_1839436772935490_6577846537031682007_n 14716275_1839436486268852_1579366100392114305_n