Shqipëria, mes Italisë, Gjermanisë dhe Panamasë! The Sun: Aventura që duhet të provoni në 2019

73

Së fundmi është ‘The Sun’, ajo që e rendit vendin mes 10 destinacioneve më të nxehta anembanë globit, ideal për një aventurë të re gjatë 2019-ës.

E listuar mes vendeve të tilla si Itali, Gjermani e deri te Panamaja, sipas të përditshmes britanike është vetëm çështje kohe para se Shqipëria të bëhet ‘Kroacia e Re’, duke iu referuar edhe listës së përpiluar nga Lonely Planet për destinacionet më të mira për 2019, pjesë e së cilës ishte edhe vendi ynë.

Ndërsa ndalet te hotelet e baret e shumta pranë plazheve, ‘The Sun’ shkruan ndër të tjera edhe për çmimet e favorshme që ofron Shqipëria, çka sipas saj, kostot e pushimeve janë më të ulta se në Greqinë dhe Italinë fqinje.

Më tej, teksa shkruan mbi temperaturat e nxehta nga të cilat dominohet vendi gjatë verës, çka sjell edhe fluksin më të madh të turistëve, fton njerëzit ta vizitojnë atë gjatë muajit maj dhe shtator, kur fluksi nuk është kaq i lartë.