Shqipëria në fokus të prestigjiozes “The Times”

10
Shqipëria në fokus të prestigjiozes “The Times”, një ndër tribunat më të respektuara të botës mediatike, jo vetëm si një vend me plazhe magjepsëse e rërë të bardhë, por tanimë edhe si ofruese e përvojave të turizmit të nivelit të lartë me rritjen e numrit të hoteleve me standarde optimale.
Investitorë të fuqishëm po i kthejnë sytë nga Shqipëria ku tanimë kemi disa marka ndërkombëtare si Melía, Radisson, Marriott, Hilton, Swiss Hotel, Intercontinental apo Hyatt, krejt të pamendueshme deri disa vjet më parë, e ku me finalizmin e aeroportit të Vlorës vendi ynë do të jetë edhe më shumë në qendër të vëmendjes së turistëve nga e gjithë bota.
Viti 2024 u mbyll me +37% më shumë vizitorë nga Britania e Madhe krahasuar me vitin paraardhës.

https://www.thetimes.com/article/16a5e881-9afe-4f02-954e-a73cfd8fccd6?shareToken=8e682bc27f33dca374a22e531c798838&fbclid=IwY2xjawH_CsdleHRuA2FlbQIxMAABHdwDIoYuq9L0UOArpjirZqU4IpCHi5lV0qOySvMUQy1YIqVece-FudlfvQ_aem_RwV0BeG3Uqc_a4Gexi4QeQ