Shqipëria në “Wine Paris 2025”

3

Shqipëria po forcon praninë e saj në tregjet ndërkombëtare të verës dhe po zgjerohet me produktet “Made in Albania”. Si anëtare e re e Organizatës Ndërkombëtare të Vreshtarisë dhe Verës (OIV), ajo do të prezantohet për herë të parë në panairin prestigjioz “Wine Paris 2025”, që mbahet më 10-12 shkurt në Francë.

Ky anëtarësim, i siguruar më 16 gusht 2023, sjell përfitime të rëndësishme për prodhuesit shqiptarë, duke i përafruar me standardet ndërkombëtare, rritur cilësinë dhe lehtësuar hyrjen në tregje të reja. Gjithashtu, mundëson akses në statistika dhe studime globale, duke ndihmuar në zhvillimin strategjik të sektorit.

Pjesëmarrja në këtë panair do të shërbejë si një mundësi e madhe për të prezantuar verërat shqiptare, për të krijuar partneritete të reja dhe për të rritur eksportet, duke e vendosur Shqipërinë në hartën e vendeve të njohura për prodhimin e verës.

Referenca: ata.gov.al