Shqipëria turistike, destinacioni i katërt për zviceranët. Për herë të parë në katalogët e udhëtimeve

75

“E gjithë bota” i ka kthyer sytë nga Shqipëria turistike. Kjo përshtypje fitohet kur ndiqen shkrimet e panumërta në mediat evropiane për Shqipërinë si një destinacion i ri, i posazbuluar nga turistët.

Së fundi, këtij trendi duket t`i jenë bashkuar edhe zviceranët. Siç tregon televizioni i Cyrihut Telezüri në një kronikë të tij, Shqipëria po troket me të madhe në ndarjen e “kulaçit” turistik të regjionit. Kështu, vendpushimeve të preferuara nga zviceranët si Greqia, Spanja ose Qiproja, u është shtuar së fundi edhe Shqipëria.

Për të marrë një përgjigje lidhur me këtë trend të ri, televizioni i përmendur ka pyetur kompaninë e madhe që ofron pako udhëtimesh turistike, Hotelplan. Të kujtojmë: Hoptelplan ka futur në katalogët e saj këtë vit për herë të parë edhe Shqipërinë si destinacion të rëndësishëm turistik për zviceranët.

Një zëdhënëse e kësaj kompanie ka folur në superlativ për Shqipërinë si një zbulim i ri turistik. Ajo ka theksuar se përveç bukurisë së vendit, me bregdet të gjatë, me ujë kristalor, me natyrë të bukur edhe jashtë bregdetit dhe me qytete interesante, është edhe mikpritja e shqiptarëve ajo që e bën Shqipërinë një vend që ja vlen të vizitohet.

Kur kësaj t`i shtohen ehde çmimet, të ulëta në krahasim me regjionin, oferta mund të quhet perfekteh. Pyetjes përse ka mbetur kaq gjatë e pazbuluar një perlë e tillë, përfaqësusja e Hotelplan i përgjigjet se Shqipëria ka vuajtur veç tjerash edhe imazhin e një vendi ballkanik, të rrethuar nga krizat dhe luftërat. Por gjendja po përmirësohet edhe falë rregullimit të infrastrukturës, ka thënë ajo.

Po ashtu edhe fillimi i fluturimeve direkte nga Cyrihu për në Tiranë i kontribuon këtij “zbulimi”.