Totali i depozitave bankare në muajin tetor 2018, shënoi 983.2 miliardë lekë, bëri të ditur Banka e Shqipërisë.
Sipas të dhënave nga Banka Qendrore, Tirana kryeson me pjesën më madhe të depozitave, që arrin në 492.4 miliardë lekë e ndjekur nga Durrësi, Vlora etj.
Në total individët shqiptarë rezultojnë se kanë 2.4 milionë llogari bankare dhe 94% e tyre kanë në llogari nga 100 deri në 2.5 milionë lekë dhe pjesa tjetër kanë më pak.