“Shqiptarët, tmerrësisht mikpritës”/ Reportazhi i francezes: Vend fantastik! Dhërmiu e Palasa ngjajnë si Ibiza

44

Një nga gazetaret më të njohura të turizmit në Francë, Saliha Hadj-Djilani i ka kushtuar një reportazh turistik Shqipërisë.

Ajo realizon emisionin e saj në radion franceze RMC dhe njëkohësisht shkruan në guidën më të madhe franceze të udhëtimeve “Petit Futé”.

Saliha Hadj-Djilani ka bërë një vizitë katër ditore në Shqipëri që përfshiu Tiranën si dhe rivierën shqiptare.

Reportazhi i gazetares, Saliha Hadj-Djilani:

E dini kush këndon? Ekzaktësisht Dua Lipa. Ne jemi të pranishëm në Tiranë, në kryeqytetin e Shqipërisë.

Për të shkuar në Shqipëri është mjaft e lehtë. Nuk ka nevojë për viza, mjafton pasaporta  dhe meqë jemi në këtë moment nuk ka nevojë për test PCR dhe as pasaportë vaksinimi për të hyrë në vend. Në momentin që mbërrini, maska nuk është më e detyrueshme si jashtë si brenda. Nuk ka nevojë për certifikatë vaksinimi për të shkuar në restorante apo muze.

Në fakt në Shqipëri jeta ecën normalisht dhe e dini se përse? Thjesht sepse e menaxhuan shumë mirë krizën. Që në fillim izoluan dhe më pas vaksinuan rreth 80% të popullsisë së rritur kështu që gjykojnë se kanë arritur imunitetin e tufës, kështu shpjegohet edhe kjo.

Turizmi është diçka e vonë për këtë vend që një herë e një kohë ishte i mbyllur tërësisht, duhet të dini që Shqipëria drejtohej nga diktatori Enver Hoxha nga viti 1945 deri në 1985 dhe regjimi i tij ishte shumë i egër. Kishte shumë spiunazh, burgosje, ekzekutime, torturë për ti rënë shkurt ishte një tmerr i vërtetë dhe vendi ishte tërësisht i izoluar siç është Koreja e Veriut sot. Shqipëria ishte e shkëputur nga bota, askush nuk e dinte se çfarë ndodhte në këtë vend, por për fat të mirë të shqiptarëve ky regjim u shemb në fillim të viteve 1990 dhe që prej atëherë Shqipëria është një Republikë parlamentare.

Qartësisht në kryeqytetin Tiranë, duhet të ketë shumë muze që dokumentojnë këto ngjarje historike.

Muzeu që duhet vizituar medoemos është ai i spiunazhit i vendosur në qendër të Tiranës në ish-godinën e sigurimit Policia Sekrete e Komunizmit, një muze që të ngjeth mishin.

Aty një vizitor kupton të gjithë përgjimin super të sofistikuar që ndodhte në Kohën e Enver Hoxhës në të gjitha nivelet e shoqërisë.

Vizita është shumë interaktive përshembull mund të përdorini disa pajisje të vërteta spiunazhi që përdoreshin në atë kohë në një sallë dëgjimi.

Me pak fjalë është një muze që duhet vizituar dhe kur e sheh, e kupton përse ka fituar çmimin e muzeut më të mirë europian të vitit 2020, një çmim i dhënë nga Këshilli i Europës, jo një çmim dosido.

Kaq përsa i përket muzeut sepse do të flasim edhe për qytetin e Tiranës.

A është një qytet i bukur për t’u parë Tirana?

Po, është një qytet i bukur sepse në fakt pavarësisht epokës së komunizmit, me ndërtesa të larta dhe bulevarde të gjera tipike të kohës së komunizmit, jemi larg të qënit një qytet i betonizuar si shumë qytete të tjera në Lindje. Tirana është një qytet i gjelbër ka një park të madh me një liqen mu në mes të qytetit.

Shqiptarët janë tmerrësisht mikpritës deri në atë pikë sa turizmi mjekësor është në lulëzim të plotë në Shqipëri sidomos turizmi dentar ku klinika shumë serioze si përshembull klinika “Gremi” në Tiranë tërheq turistë nga e gjithë Europa me ndërhyrje dentare dhe zbardhje dhëmbësh që kushtojnë shumë më lirë se në Francë. Imagjinoj gjithashtu që duhet të jetë një vend i lirë Shqipëria. Për t’iu dhënë një ide një natë në një hotel me tre yje është 20 euro, 40 euro një natë me katër yje. Midis 60-100 euro për një me pesë yje.

Edhe në Rivierën Shqiptare krahasuar me Cote d’Azur, çmimi i qëndrimit është shumë i arsyeshëm.

Një këshillë të fundit, klubet e plazheve të Dhërmiut dhe Palasës kanë DJ të shkëlqyer  është vetëm tre orë larg me makinë nga Tirana, ngjan si Ibiza vetëm shumë herë më lirë, e mbase atje mund të ndesheni edhe me Dua Lipën…..