Shqiptari gjen një portofol me para dhe ia kthen të zotit

414

Emilian qe ktheu portofolin

Emiljano me origjinë shqiptare nga Berati, i cili punon në një lokal në Itali, ka gjetur një portofol të mbushur me para në tokë pranë një tavoline të barit.

Mediat italiane shkruajnë se shqiptari, i cili jeton prej 15 vitesh në Itali, gjeti portofolin me gati një mijë euro, saktësisht 970 euro.

Gjithashtu në portofol kishte edhe karta krediti dhe dokumente të tjera.

Ai ka bërë një lajmërim dhe ka arritur që t’ia kthejë të gjitha paratë bashkë me portofolin dhe kartën e kreditit, të zotit.

“Nisa kërkimet se kujt i përkiste dhe nga disa të njohur të përbashkët, i dërgova lajmin se portofoli i tij ndodhej në lokalin tonë. Nuk kam bërë asgjë të jashtëzakonshme, por vetëm detyrën time”, ka thënë i riu beratas.

Burimi: Berati News