Shqiptarja Anita Likmeta, ndër 50 italianët më frymëzues në Evropë në inovacion

37

Një shqiptare mes 50 italianëve më të famshëm në Evropë në fusha të ndryshme të shkencës dhe inovacionit.

Anita Likmeta “rrëmben” një tjetër çmim, pas atij të Startupitalia ku u vlerësua si një nga 150 gratë më të pandalshme në Itali në inovacion.

34-vjeçarja shqiptaro-italiane me origjinë nga Durrësi, e larguar drejt Italisë në moshën 11 vjeç ja ka dalë mbanë të shquhet si inovatore dhe krijuese e disa bizneseve në fushën e startupeve.

Në artikullin të kësaj të hëne,  me titull “Pesëdhjetë italianë në Evropë për inovacion”, gazeta e njohur italiane “Corriere della Sera” ka publikuar listën me 50 emrat më të njohur në fushën e shkencës dhe teknologjisë në Evropë.

Anita Likmeta, e natyralizuar italiane por me origjinë shqiptare, është fytyra e parë italiane në listën prestigjioze Inspiring Fifty, projekt në bashkëpunim me partnerin teknik ENI, partnerin e medias Grupi RCS dhe në bashkëpunim me DAZN dhe Klecha & Co.

Lista përfshin gra italiane që mbajnë role prestigjioze në fusha të ndryshme, nga sektori  shkencor dhe teknologjik, në fushën e administratës publike ndaj kompanive private.