Shqiptarja fiton mandatin e deputetes për herën e tretë në Kroaci

6

Shqiptarja nga Prizreni, Ermina Lekaj-Përlaskaj, ka fituar mandatin e deputetes në zgjedhjet që janë mbajtur dje në Kroaci.

Duhet theksuar se kjo është hera e tretë që Lekaj-Përlaskaj do të përfaqësojë përveç shqiptarëve, edhe pakicat e tjera.

Në një postim, pas mesnate mbrëmë vetë ajo ka shpallur fitoren, duke falënderuar përkrahësit, që edhe në ato momente i kishte afër.

“Ekipi fitues. Faleminderit të gjithëve”, ka shkruar ajo.

Në Kroaci dje u mbajten zgjedhjet e përgjithshme, ku shqiptarët së bashku me popujt e tjerë të ish-Jugosllavisë garuan për të fituar një vend në Kuvendin e Kroacisë, vend i cili u ka takuar shqiptarëve në dy zgjedhjet e fundit dhe tani sërish këtë vend e gëzon shqiptarja Ermina Lekaj-Përlaskaj