Shqiptarja shpallet kampione europe në Kickboxing

95

Ilda Lelo, luftëtarja vlonjate, është shpallur mrëmjen e djeshme kampione e Europës në Kickboxing.

Vlonjatja ka fituar përballë turkes Sinem Sare, në një ndeshje që ka dhuruar emocione dhe spektaktël në Pallatin e Sportit, të mbushur plot me spektatorë.

Pas një ndeshjeje prej tre raundesh, Ilda Lelo ka arritur t’i rrëmbejë titullin kampion Europe sportistes turke, duke dhuruar një titull që vjen në Vlorë dhe Shqipëri.

Ndërkaq, kampion mbrëmjen e djeshme është shpallur edhe Edi Shehaj ka fituar përballë turkut, Omer Faruk Duran.

Sporti shqiptar dhe veçanërisht ai vlonjat ka arritur një sukses të madh me triumfin e Edit dhe Ildës.