Shqiptarja valëvit flamurin kuqezi në majen më të lartë Amerikës dhe ka një mesazh

108

Jelena Peshkatari është alpinistja shqiptare e cila valëviti flamurin shqiptar në majën e Andeve në Argjentinë, Aconcagua në një lartësi prej 6962 metrash. Emocionin që ia doli me sukses të ngjitej në majën e lartë, e ka shprehur në rrjetin social Instagram ku inkurajon gratë dhe vajzat shqiptare të marrin pjesë në të tilla ekspedita dhe të ngjisin majat më të larta në botë.

Ja çfarë shkruan ajo: “Jam shumë e lumtur për këtë arritje dhe përvojë. Po shpresoj nga zemra që më shumë gra shqiptare të ngjisin majat më të larta në botë dhe të jenë pjesë e ekspeditave bjeshkatare dhe alpiniste në të ardhmen”.