Si të përmirësoni kujtesën me ushqime? Lista që ju duhet

28

Disa vlera ushqimore të veçanta të cilatndihmojnë në një memorie më të fortë janë:

• Magnezi i cili ushqen trurin dhe neuro-transitorët. Mund ta gjeni tek midhjet, arroret dhe bishtajoret.
• Vitamina C ndihmon në qarkullimin e gjakut në trup. Të pasura me të janë kivit, domatet, kumbullat, agrumet.
• Vitamina E përmirëson qarkullimin e gjakut në tru, ushqimet që e përmbajnë këtë janë farat e lule diellit, bajamet, vaji i ullirit, lajthia.
• Zinku mbledh dhe largon substancat toksike nga truri duke i nxjerrë ato jashtë organizmit tonë. Këtë mineral mund ta marrim përmes kërpudhave, drithërave dhe gocave të detit.
• Acidet yndyrore të omega 3 janë shumë të rëndësishme. Nëse në dietën tonë përfshijmë dhe ushqimet e detit, farat e linit, do të marrim një sasi të konsiderueshme.

Shafrani i Indisë

Ajo që vjen si një hyrje e re, në përmirësimin e e memories është Shafrani i Indisë. Dhe pse famën si një super ushqim e mori prej vlerave anti-inflamatore. Shafrani i Indisë ndihmon në reduktimin e pllakave bakteriale, shkaktarët kryesorë të Alzheimerit. Mund ta përfshini fare lehtë në gatimet tuaja, pasi është një erëz me shumë përdorime. Madje mund dhe ta përdorni në lëngjet e frutave të shtrydhura në mëngjes.