“Skënderbeu” mbërrin në Bruksel mbi kalë dhe me flamurin kuqezi

0
63

“Skënderbeu” ka ardhur në Bruksel mbi kalë dhe me flamurin kuq e zi në dorë.

Përballë simbolit futurist të Brukselit, Atomiumit, ky hero i rikujton Europës se shqiptarët kanë mbrojtur vlerat dhe identitetin europian te bashkuar.

Në këtë mënyrë e presin shqiptarët e Belgjikës këtë vit festën e Pavarësisë, falë grupit dhe shkollës “Vatra” me mbështetjen e deputetit shqiptar të Parlamentit të Brukselit, Ahmet Gjanaj.