Sonte, “nata e nostalgjisë” në Festivalin e Këngës në RTSH

9

Në natën e dytë të Fest 62, performuan 15 këngëtarë, të cilët dhuruan emocione me interpretimin e tyre vokal e skenik.

Mbrëmja pati edhe surpriza me të ftuar të veçantë, të cilët e bënë mbrëmjen e festivalit mbarëshqiptar të mbetet në kujtesën e spektatorëve në sallë si dhe teleshikuesve në mbarë Shqipërinë.

E veçanta e kësaj mbrëmje ishte dhe fakti se ajo nuk pati vetëm spektakël, muzikë, humor, por edhe mesazhe sensibilizuese për të mbrojtur natyrën e sidomos ujërat e deteve, liqeneve dhe lumenjve, të cilat e bëjnë Shqipërinë një vend të bekuar.

Me 15 këngët e interpretuara në natën e dytë të Fest 62 është plotësuar edhe mozaiku i 31 këngëve pjesëmarrëse në Festival. Kjo natë hapi edhe televotimin, në mënyrë që qytetarët mund të votojnë për këngën e tyre të preferuar, dhe më e votuara do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion.

Nata e tretë do t’i dedikohet nostalgjisë dhe do të ngjisë në skenë emrat më të mirënjohur të muzikës shqiptare si Myferete Laze, Fitnete Tuda, Sidrit Bejleri, Eneda Tarifa, Irma dhe Eranda Libohova, Eugen Bushpepa, Aleksandër Gjoka dhe Adelina Ismajli. Po ashtu do të këndohen edhe hite që kanë dalë nga Eurovizioni.

/ata.gov.al