Sot pas mesnate ndryshon ora, çfarë duhet të dini

14
Sot pas mesnate akrepat e orës do të kthehen 60 minuta mbrapa.Ky ndryshim do të thotë që fitojmë një orë më shumë gjumë, por errësohet më shpejt, deri në 29 mars të 2020 kur akrepat do të kthehen përsëri 60 minuta para.
 
Për vendet e Bashkimit Europian, ora do të ndryshojë në të njëjtin çast.Parlamenti Europian në marsin e shkuar votoi në favor të mos ndryshimit më të orës stinore.
 
Ora diellore do jetë në fuqi deri në 29 mars të 2020, më pas gjithçka do varet nga vendimi i secilit shtet, anëtar të BE-së.