Stilistja shqiptare, Nensi Dojaka, fituese e çmimit prestigjioz të Fondacionit Louis Vuitton

19

Një stiliste shqiptare ka fituar një çmim prestigjioz nga një prej shtëpive më të mëdha të modës në botë.

Nensi Dojaka është shpallur fituese e çmimit të Louis Vuitton për stilistët e rinj dhe kjo është krenari.

Nensi Dojaka është shqiptarja e parë që i është bashkuar shtëpisë prestigjioze të modës Louis Vuitton dhe do të ketë mbështetjen e plotë të LV për të nxjerrë në treg koleksionin.

27 vjeçarja, Nensi Dojaka jeton në Londër. Koleksioni u vlerësua nga ekspertëve më të famshëm të modës dhe për herë të parë u përfshinë edhe votat nga publiku, pasi sfilata u zhvillua online për shkak të rregullave antikovid.

Çmimi i Fondacionit Louis Vuitton për stilistët e rinj ka tërhequr më shumë se 1900 aplikantë nga mbarë bota.

Prej tyre janë përzgjedhur 20 stilistë të rinj nga Kina, Franca, Italia, Japonia, Libani, Nigeria, Afrika e Jugut, Koreja e Jugut, Mbretëri e Bashkuar dhe SHBA.

Bravo Nensi.