Sot do t’iu njohim me Martirion, “mbretin” lulediellit – E nisi me 5 hektarë, sot ka 40 HA të mbjella (FOTO)

144

Të rinjtë po kthejnë vëmendjen tek bujqësia, duke ngritur sipërmarrje të reja, modele të zhvillimit në sektorin rural.

Sot do t’iu njohim me Martirion, një ndër shumë të rinjtë e vendit, që e shohin progresin dhe zhvillimin në bujqësi.

Ai ka vënë në përdorim tokat e familjes, të cilat vit pas viti është munduar t’i shtojë dhe përmirësojë.

Në fshatin e tij në Këmishtaj të Lushnjës, ndër të tjera, Martirjo së fundmi ka mbjellë luledielli, borzilok dhe hithër të cilat i çon i sigurt në pikën e grumbullimit.

E ka nisur me 5 hektarë, ndërsa sot ka 40 hektarë në sipërfaqe, ndërsa me mbështetjen e AZHBR-së, ka përfituar mekanikën bujqësore, e cila i redukton kohë dhe kosto.

Në fermë ka të punësuar çdo sezon rreth 30 persona. Bravo!