“Streha mes reve”, shfaqet sonte në festivalin e filimit në Rumani

14

Filmi “Streha mes reve” me skenar dhe regji nga Robert Budina, është pjesë në garën zyrtare të çmimit Fipresci në TIFF Cluj Rumani.

Në Festivalin Ndërkombëtar të Transilvanisë në Cluj të Rumanisë filmi do të shfaqet sonte në Sapientia University dhe në Cinema Arta më 4 qershor. Pas premierës botërore në konkurrimin zyrtar të Festivalit të Filmit Tallin Black Nights, në Estoni, filmi “Streha mes reve” po vijon rrugën e tij në festivale të rëndësishme të filmit në Europë.

Në filmin “Streha mes reve”, interpreton aktori me famë ndërkombëtare, Arben Bajraktaraj në rolin kryesor, atë të Besnikut. Në role përmendim dhe aktorët Esela Pysqyli, Irena Cahani, Bruno Shllaku, Osman Ahmeti etj.