Student, 72 vjeç

330

“Mbarimin e një shkolle të lartë e kam patur një ëndërr”. 9 vjet më parë Destan Dangllia ishte ulur në verandë duke pirë kafen e mëngjesit, ku i lind ideja të fillonte universitetin.

Në moshën 18-vjeçare, atij nuk iu dha e drejta e studimit: I ati ishte një ish-i dënuar politik. Megjithatë, Destani nuk u dorëzua! Rreth gjysmë shekulli, pas shkëputjes nga gjimnazi, ai mori hapin e madh duke iu drejtuar universitetit, në fshehtësi të plotë dhe pa i thënë askujt.

Destani ka 5 vite që ka përfunduar degën e Agro-Mjedisit. Aktualisht ai po punon për diplomën. Për t’u konsultuar me pedagogët, Destani çdo jave merr rrugën nga Menkulasi i Bilishtit drejt Tiranës.

9 vjet më parë, përballja e parë në këtë fakultet ishte me profesor Lekajn, bashkëmoshatar i tij.

Mbesa e tij, e ndihmon për procesin e të shkruarit dhe së bashku krijojnë një skuadër të mirë.

Sot, ai është 72 vjeç dhe në dhjetor pret të diplomohet. Por nuk ka ndërmend të ndalet, duke shpresuar më vonë edhe për një “master”. Dhe pse jo, edhe doktoraturë.

Burimi : Top Channel