Studim/ Ushqimi italian, më popullori në botë

236

Një studim ndërkombëtar i YouGov anketoi më shumë se 25 mijë persona në 24 vende të botës, për 34 kuzhinat ndërkombëtare që ata kishin provuar, se cilat u kishin pëlqyer e cilat jo.

Shifrat zbuluan se picat dhe makaronat ishin ndërmjet pjatave më popullore në botë dhe kuzhinën italiane që mori 84% të popullaritetit të të gjitha vendeve të anketuara.

Natyrisht që tifozët më të mëdhenj të ushqimit italiane ishin vetë italianët me 99% të tyre që thoshin se u përlqenin ushqimet e vendit të pasuar nga spanjollët, 94% dhe francezët, 92%.

Ushqimi kinez zuri vendin e dytë, pasi fitoi 78% të pikëve. Kuzhina kineze pëlqehej nga 95% e kinezëve, pasuar nga banorët e Singaporit dhe të Hong Kongut.

Kuzhina e tretë më popullore në botë ishte japonezja, me 71% të pikëve.