Studim/ Zbulohen metoda të reja për trajtimin e kancerit

48

Disa shkencëtarë në Britaninë e Madhe kanë thënë se falë një studimi është zbuluar që kanceri mund të arrijë të kurohet brenda një dekade.

Ata thonë gjithashtu se një lloj droge e re do të mund të mbajë nën kontroll tumorin dhe të parandalojnë që të jetë fatale.

Profesor Paul Workman, nga Instituti i Kërkimeve në Londër, tha se puna që ata po kryejnë do të bëj që kanceri të kthehet në një sëmundje që do të “bindet” ndaj kësaj droge të re.

Kjo lloj droge do të përdoret për shërimin e kancerit dhe kjo do të thotë se do të trajtohet si një sëmundje afatgjate siç janë HIV dhe astma.

Pacientët do të marrin një kombinimin të disa lloj ilaçeve për të parandaluar që sëmundja të sjellë si pasojë vdekjen, thonë shkencëtarët.

Pacientët së bashku me këtë kurë do të vazhdojnë të kryejnë disa seanca radioterapeutike, kimio dhe ndërhyrje kirurgjikale nëse është e nevojshme dhe qëllimi është që sëmundja të mbahet nën kontroll.

Profesor Workman pret që kjo lloj droge të testohet dhe të ofrohet për të gjithë personat që vuajnë nga një sëmundje fatale, brenda një dekade.