Syri i Gjonit në Malësinë e Madhe, destinacion ekoturistik

13

Syri i Gjonit në Malësinë e Madhe është një tjetër atraksion mjaft i veçantë turistik dhe atraktiv.

Syri i Gjonit me pamjen e paqtë dhe mundësitë edhe më të mëdha për t’iu shtuar listës së destinacioneve ekoturistike.

Në këtë destinacion syri pushon qetësisht, mbi ujin, mbi barin e njomë, mbi natyrën e mrekullueshme. Uji vjen nga bjeshkët dhe grumbullohet në këtë sy.

Pamja që të ofron ky destinacion është një mrekulli e natyrës, ku ngjyrat e ndezura të së kaltrës së ujit ndërthuren me ato të gjelbrat e fushave përreth. Për turistët e natyrës ky është destinacioni ideal në këto ditë të para të pranverës.

/ata.gov.al