Departamenti i Administratës Publike ka nisur procesin e përzgjedhjes së pozicioneve të punës nga studentët ekselentë që kanë aplikuar në platformën punetembare.al.
Procesi i përzgjedhjes do të vijojë deri në datën 15 janar.
Ndryshe nga herët e tjera, procesi është zgjatur në kohë për faktin se po zhvillohen në kushtet e masave të sigurisë dhe distancimit social për shkak të pandemisë.
Në total janë 590 studentë ekselentë të kualifikuar për t’u punësuar në vendet vakante që janë në administratën publike.
Lista e studenteve te kualifikuar: Kliko ketu