Tabela/ Regjistrohen për herë të parë 253 mjete elektrike, ja sa mjete u importuan

11

Importi i mjeteve të vjetra ka vijuar trendin rënës. Sipas të dhënave të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit të Transportit Rrugor janë importuar 10 331 mjete të regjistruara për herë të parë me vit prodhimi mbi ose 2011.

“Gjatë periudhës janar-shtator është ulur importi i mjeteve të vjetra. Janë 10 331 mjete të regjistruara për herë të parë me vit prodhimi mbi ose 2011/ euro 5”, bën të ditur DPSHTRR-ja.

Po ashtu, u regjistruan për herë të parë 253 mjete elektrike.

DPSHTRR thekson se ka zeruar tarifat për regjistrimin e mjeteve elektrike green, duke i kursyer qytetarëve në total 7 500 lekë.

“Falë politikave për zerimin e tarifave për regjistrimin e mjeteve elektrike green dhe akteve normative u kemi kursyer qytetarëve 1.9 milionë lekë në 9-mujorin e këtij viti”, shprehet DPSHTRR.