“Tag”, vepra shqiptare çel sezonin artistik të Teatrit Kombëtar

274

Vepra “Tag” shkruar nga Bashkim Hoxha me regji nga Andia Xhunga është dhe premiera e parë që çel sezonin artistik të Teatrit Kombëtar, që do të prezantohet te ”arTurbina”. Sezoni nis me një vepër teatrore shqiptare, dhe me regjinë e Andia Xhungës në role janë aktorë të njohur të teatrit.

“Tag” është një vepër e shkruar për realitetin tonë. Është një fshat i dhënë pas “Facebook”-ut, i cili ka punët dhe angazhimet e veta, por përpiqet që të gjejë veten diku larg, duke kërkuar profile të ndryshëm për komunikim me të gjithë botën, duke harruar në të njëjtën kohë gjërat që ka shumë pranë.