Ministria e Mbrojtjes njofton se të gjitha akset kombëtare janë të kalueshme, por në zonat malore rekomandohet përdorimi i gomave dimërore apo zinxhirëve.
Ministria e Mbrojtjes njofton se pas dy ditëve me borë, sot në të gjithë territorin e vendit mbizotëron mot i kthjellët, me vranësira lokale, i shoqëruar me temperatura të ulëta.
‘Të gjitha akset kombëtare janë të kalueshme, por në zonat malore rekomandohet përdorimi i gomave dimërore. Në akset rurale të zonave malore është e nevojshëm përdorimi i zinxhirëve. Forcat e Armatosura janë të angazhuara për hapjen e rrugës së fshatit Trebinjë në Pogradec dhe zonës së Thethit në Shkodër.’
Me kërkesë të pushtetit lokal, FA po transportojnë 800 pako ushqimore nga Rezervat Materiale të Shtetit për banorët e fshatrave të bllokuar në bashkitë e Vaut të Dejës, Mirditë, Lezhë dhe Kurbin. Gjithashtu, trupat dhe mjetet lundruese dhe të kalueshmërisë së lartë të batalionit të i të këmbësorisë dhe atij të mbështetjes rajonale po ndihmojnë lëvizjen e banorëve të njësive administrative Ana e Malit dhe Dajç në bashkinë e Shkodrës.
Forcat e Armatosura mbeten në gatishmëri në të gjithë territorin e vendit për të ndërhyrë në rast nevoje.