Të Vërtetat e Hudhrave të Mbira – A Duhet t’i Konsumoni

21

Hudhra është një nga përbërësit më popullorë të çdo kuzhine në botë. Ajo ndez shijet e recetave nga më të ndryshmet. Ato janë pjesë e pandashme e gatimit të amvisave dhe shefave të kuzhinës në çdo krijim të tyre.

Shqipëria nuk ka vuajtur ndonjëherë nga mungesa e hudhrës. Zona e Korçës ka qenë furnizuesja kryesore dhe tradicionale e hudhrës cilësore shqiptare.

Shefat e kuzhinës respektojnë aftësinë e hudhrës për tu rritur e përshtatur me shumë klima të ndryshme dhe për t’i rezistuar kohës e megjithatë, thelbinjë kanë tendencën të lëshojnë filiza në pranverë.

Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni shumë fakte interesante për hudhrën dhe filizat e saj.

Përkujdesja për hudhrën

Hudhra reziston nëse e ruani në një temperaturë të freskët prej 12-18 gradë Celcius dhe me një nivel lagështie mesatare rreth 40-60 përqind.

Kushtet ideale të ruajtjes së hudhrës ofrohen në një enë që lejon qarkullimin e ajrit (ka enë specifike balte me vrima që janë perfekte për ruajtjen e hudhrës) se sa në një qese plastike.

Nëse hudhrën e fusni në frigorifer, ajo do të kalbet më shpejt dhe do të ketë tendencën të lëshojë filiza që në momentin që kthehet në një vend me temperaturë ambienti.

Kjo ndodh sepse ndryshimet e temperaturës e bëjnë hudhrën të kujtojë se ‘erdhi pranvera.’ Për fat të keq, hudhrat ‘pa asnjë cen dhe me paraqitje të bukur’ që gjenden në supermarket, gjithnjë ruhen në frigorifer, dhe sapo të shkoni në shtëpi, do të vini re ndryshimet.

A konsumohen hudhrat që kanë lëshuar filiza?

Çelja e filizave nuk është diçka që dallohet me sy të lirë që në fillim, sepse shumë syresh janë të fshehura brenda cipës së hollë mbështjellëse të thelbinjve.

Kur shkon në supermarket, është e pamundur që ta qërosh hudhrën dhe të shohësh nëse ka lëshuar filiza, por AgroWeb.org do t’ju mësojë një metodë interesante e cila do t’ju ndihmojë të dini më shumë për hudhrën dhe gjendjen e saj.

Ju këshillojmë të merrni thelbinjtë e hudhrës dhe t’i shtrydhni lehtë me dorë. Thelbinjtë do t’ju duken të fortë dhe të fryrë. Hudhra e vjetër do të jetë më e lehtë dhe më e thatë .

Sa më e thatë të jetë hudhra, aq më të mëdha janë gjasat që ajo të lëshojë filiza.

Përdorimi i hudhrës me filiza

Në këtë periudhë të vitit, është e vështir&eumeuml; që në supermarket të gjeni hudhër të freskët e të ruajtur siç duhet.

Edhe nëse blini hudhra që kanë lëshuar filiza, mos u shqetësoni. Hudhra të tilla janë të përdorshme në kuzhinë. Qërojini si zakonisht dhe prijini për së gjati deri në mes të thelbit.

Hapeni në dysh dhe filizi i vogël do të jetë i qartë. Kapeni në majë dhe tërhiqeni dhe përpiquni mos ta konsumoni filizin sepse është i hidhur dhe nuk ka shije të mirë.

Grijeni hudhrën si zakonisht. Kini parasysh që kur hudhra ka filiz brenda, ka një shije më të fuqishme se ajo e zakonshmja.

/agroweb.org