Teatri antik i Hadrianopolit, i vetmi në Ballkan, i ndërtuar në fushë të hapur

13

Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Gjirokastër ndau një album fotografik me momente pune në Teatrin Antik “Hadrianopoli” në fshatin Sofratik të Dropullit të Poshtëm (Monument Kulture, Kategoria I).

Gjatë kësaj jave është ndërhyrë në bashkëpunim me Bashkinë Dropull për sistemimin e mureve dhe pasrimin e teatrit nga bimësia.

Teatri ka diametër 50 m dhe kapacitet përafërsisht 4000 vetë.

Ai përbën shembullin e vetëm në Ballkan të një teatri të ndërtuar në fushë të hapur. Teatri i Hadrianopolit mendohet të jetë ndërtuar nga perandori Hadrian (117-138 pas Krishtit). Gërmimet arkeologjike japin elemente të rëndësishme për identifikimin e këtij siti me qytetin e Hadrianopolis , qytet i ndërtuar nga Hadriani për kontrollin e kësaj lugine të begatë.

Teatri ka formë planimetrike gjysëm elipsi.

Muret e jashtme janë 90 cm të gjera të përforcuara me kontraforte. Teatri përbëhet nga skena, orchestra, shkallarja e mbeshtetur në mbushje dheu e të përforcuar me tre mure perimetrale të tërthortë.

/ata.gov.al