Sistem audio-guidë në katër gjuhë tek Muzeu “Onufri”

102

Muzeu Kombëtar Ikonografik “Onufri” shumë shpejt do të mund të vizitohet përmes sistemit të audio-guidave.

Turistët do të kenë shansin të zbulojnë muzeun dhe kryeveprat e tij, duke ndjekur ritmin që i përshtatet atyre, përmes gjuhëve shqip, italisht, anglisht dhe gjermanisht. E teksa narracioni përcjell informacionet më interesante mbi muzeun dhe kryeveprat e shfaqura në të, nuk do të mungojnë efektet zanore të studiuara për të të katapultuar menjëherë në periudhën e Onufrit apo ikonografëve të tjerë me emër.

Projekti i dixhitalizimit u implementua dhe po finalizohet nga Projekti IntoAlbania, me bashkëpunimin e ngushtë të Muzeut “Onufri”, që dha ndihmesën në të gjitha hapat e projektit.

Kjo ndërhyrje do të sjellë një eksperiencë krejtësisht të re të turistëve në këtë muze.