“The Telegraph”: Berati mes 30 qyteteve më të bukura të Europës

758

Sipas Shoqatës Japoneze të Agjensive të Udhëtimit, (JATA), qyteti i Beratit renditet në vend të dytë në listën e 30 qyteteve më të bukura në Europë, shkruan e përditshmja brirtanike “The Telegraph”. Më poshtë është lista e qyteteve sipas renditjes.

  1. Kilkenny, Irlandë

Në brigjet e Lumit Nore në provincën Leinster, Kilkenny shpesh referohet si një qytet i madh megjithëse ka përmasat e një qyteze. Trashëgimia e tij shfaqet në format e Kështjellës Kilkenny, Katedrales St. Canice dhe mureve mesjetare.

  1. Berat, Shqipëri

Mangalemi, në qytetin e Beratit shtrihet në brigjet e lumit Osum dhe është në listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s. Në periudhën e mesjetës ka qenë një qytet kufitar i Perandorisë Bizantine, që gjë e dëshmon kështjella e tij.

  1. Civita di Bagnoregio, Itali

Me një popullsi të përhershme me rreth 10 banorë – por 600,000 turistë në vit- fshati në majë të kodrës është bërë një qendër kryesore e pushimeve në Itali. Megjithatë ky vend është në rrezik nga erozioni i vazhdueshëm nga vatra e tij vullkanike.

  1. Procida, Itali

Procida është magjepsëse, si një ishull imagjinar italian. Arkitektura me shtëpitë që ndërthuren me njëra tjetrën ose të ndara nga pasazhe të ndërthurura në ngjyra mahnitëse, duket si një vend ku po xhirohet një film.

  1. Conwy, Wells

Conwy është i vetmi vend në Britaninë e Madhe që u rendit në listën e 30 vendeve më të bukura të Europës. Është një qytet i mrekullueshëm për t’u vizituar jo vetëm gjatë ditës por edhe natën, një nga qytetet më të bukura të Europës me muret mesjetare dhe kështjellat që vizitohen shumë nga turistët.

  1. Lech, Austri

Një resort modern për të bërë ski i cili shpesh është i mbuluar me dëborë, Lech është një fshat i vjetër i vendosur lart në një luginë që pjesën më të madhe të dimrit është i shkëputur nga bota e jashtme.

  1. Hindeloopen, Holandë

Njerëzit ndoshta kanë dëgjuar për këtë qytet në Holandën veriore falë patinazhit në akull mbi gjirin Ijsselmeer. Qyteti i vjetër ka gjuhën e tij, një përzierje e gjuhës angleze, daneze dhe norvegjeze.

  1. Lefkara, Qipro

I famshëm për dantellat e tij, Lefkara është një fshat në jug të Qipros. Sipas legjendës, Leonardo da Vinci e vizitoi në 1481 dhe bleu një copë dantelle për altarin kryesor të Duomos në Milano.

  1. Rovinj, Kroaci

Qyteti i vjetër pa makina përbëhet nga shtëpi me ngjyra të ndryshme të epokës veneciane të ndërtuara rreth një porti peshkimi. Ushqimi në Rovinj është shumë i mirë, me gatimet tradicionale të influencuara nga afërsia e rajonit me Italinë.

  1. Soglio, Zvicër

Piktori austriak Giovanni Segantini e ka përshkruar Soglion si ‘porta për në parajsë’. I pozicionuar lart në Alpet zvicerane, fshati me 300 banorë është i famshëm për lulet e tij, kur nuk është i mbuluar nga dëbora.

  1. Visby, Suedi

Në ishullin suedez të Gotland, Visby është destinacion shumë i njohur pushimesh për skandinavët. Mendohet gjithashtu se është shtëpia e një prej qyteteve mesjetare të ruajtura më mirë në vendet skandinave dhe është në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.

  1. Setenil de las Bodegas, Spanjë

I famshëm për banesat e tij të ndërtuara në shkëmbinj, Setenil de las Bodegas, 100 milje në veri lindje të Cadiz, gjithashtu ka fituar një reputacion për ushqimet e tij tradicionale.

  1. Piran, Slloveni

Në bregdetin e Adriatikut, qyteti në stilin venecian i Piranit është një port peshkimi me sheshe të mrekullueshme, kisha dhe rrugë me labirinte dhe restorantet përrallore buzë ujit.

  1. Vlkolinec, Sllovaki

Një tjetër vend në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, ky fshat i vogël përbëhet nga 45 ndërtesa me karakteristikat tradicionale të një fshati të Europës qëndrore.

  1. Marianske-Lazne, Republika Çeke

Një qytet i famshëm në Europën Lindore ku “kompozitorë të famshëm, intelektualë dhe aristokratë vinin për të shijuar trajtimet në llixhat e njohura dhe jetën e pasur shoqërore”.

  1. Quedlinburg, Gjermani

Shkrimtari britanik Simon Winder e ka përshkruar Quedlinburgun si një qytet të vogël, bukuria e të cilit nuk i është hequr kurrë nga mendja e tij.

  1. Bernkastel-Kues, Gjermani

Një ‘resort shëndetësor’ i njohur nga shteti, Bernkastle-Kues është gjithashtu, në mënyrë paradoksale, në zemrën e një rajoni të mirënjohur për verën. tregu i tij mesjetar tërheq shumë turistë, i rrethuar nga shtëpi të shekullit të 17-të.

  1. Golyazi, Turqi

Golyazi, një qytet tregtar i lashtë grek, është një nga ishujt e paktë përreth Liqenit Uluabat.

  1. Reine, Norvegji

Reine është i vendosur në bregun e njërit prej ishujve Lofoten, “i quajtur shpirti i Norvegjisë Veriore, një rajon me shtëpi të bukura, lëndina të mbushura me lure, shkëmbinj dramatic dhe male të larta”.

  1. Sopron, Hungari

Vendi i një pikniku diplomatik që ndihmoi për t’i dhënë fund komunizmit në Europën Lindore në 1989, Sopron gjithashtu është shtëpia e më shumë se 300 dentistëve.

  1. Koprivshtitsa, Bullgari

Ky qytet piktoresk i ndërtesave me dru, që ruan malet Sredna Gora dhe i ndarë lumi Topolnitsa, organizon festivale të rëndësishme muzikore dhe folklorike.

  1. Porvoo, Finlandë

Porvoo, qyteti i dytë më i vjetër në Finlandë, daton që në fillim të shekullit të 14-të. Distrikti i tij i vjetër përbëhet nga rrugica mesjetare dhe shtëpi druri.

  1. Saint-Cirq-Lapopie, Francë

Një qytet mesjetar me 13 ndërtesa historike të listuara i vendosur mbi një shkëmb mbi lumin Lot, Saint Cinq Lapopie, i rrethuar nga porta të fortifikuara, shtrihet poshtë kështjellës së tij.

  1. Riquewihr, Francë

Një pjesë e famshme e rajonit të verës në Alsace, Riquewihr është fshati më i bukur në rajon, me muret mesjetare akoma të forta dhe shumë shtëpi druri në rrugicat e ngushta që datojnë që nga shekulli i 16-të.

  1. Sint-Martens-Latem, Belgjikë

Qyteti i vogël në Belgjikën veriore, Sint-Martens-Latem ka qënë shtëpia e piktorëve të famshëm, përfshirë Gustave de Smet dhe Constant Permeke.

  1. Zalipie, Poloni

Ky fshat në Poloninë jugore është i njohur për kasollet e zbukuruara me dizenjo të ndërlikuara, një zakon që filloi nga gratë e fshatit një shekull më parë.

  1. Monsanto, Portugali

Monsanto është një fshat në majë të malit në Portugalinë lindore ku shtëpitë u ndërtuan të bashkëjetonin me gurët e mëdhenj. Disa nga shkëmbinjtë formojnë mure dhe tavane në shtëpi të ndryshme të cilat datojnë që nga shekulli i 16-të.

  1. Ohër, Maqedoni

Ky qytet maqedonas është në bregun e liqenit me të njëjtin emër dhe është i vetmi që renditet në listat e trashëgimisë kulturore dhe natyrore të UNESCO-s.

  1. Kotor, Mali i Zi

Një qytet tjetër në listën e UNESCO-s, Kotori është një vend me arkitekturë të stilit venecian dhe rrugë të ngushta me gurë të bardhë.

  1. Gura Humorului, Rumani

Në veri të Rumanisë, Gura Humorului është një qytet i bukur që shtrihet aty ku takohen lumenjtë Moldova dhe Humour, i mbushur me ndërtesa shumëngjyrëshe.

Burimi: BalkanWeb