Testoje veten! 7 shenjat që tregojnë se po shpenzoni para kot

64

Pavarësisht nëse e keni lejuar “zvarritjen e stilit të jetës” ose thjesht po paguani për gjëra që nuk ju nevojiten apo nuk i përdorni në fund këto shpenzime mblidhen dhe ju rezulton që shumë para po shkojnë dëm pa realizuar asgjë të domosdoshme.

Të jetosh nga paga nuk është kënaqësi, qiraja, shpenzimet fikse janë të vështira për tu ulur pa rregullime të rëndësishme në stilin e jetës.

Por zakonet e humbjes së parave të listuara më poshtë kërkojnë vetëm modifikime të vogla.

Frigoriferi juaj është plot me ushqime që nuk përdoren

Ekziston një ndryshim midis ushqimit të tepërt dhe mbeturinave të ushqimit. Sipas Organizatës së Ushqimit dhe Bujqësisë të Kombeve të Bashkuara, 1/3 e ushqimit global hidhet në mbeturina.

Në fund mbetjet ushqimore përfundojnë në mbeturina por menaxhimi i duhur dhe planifikimi mund të kursejë disa para nga kuleta juaj.

Ju jeni duke bërë blerje në internet për gjëra që nuk ju duhen

Blerja me një klik nga shtëpia është shumë komode dhe joshëse. Por duke parë gjëra që rezultojnë kryesisht të lira ju mund të blini produkte të cilat i keni por thjesht nuk ju rezistoni dot palëve të dyta.

Paguani palestrën por nuk shkoni

Shumë njerëz paguajnë palestrën edhe për muaj të tërë apo vite por për shkak të angazhimeve e frekuentojnë vetëm ditët e para. Zgjidhja më e mirë është pagesa mujore por nëse nuk keni kohë të mjaftueshme më mirë mos paguani para të cilat mund ti përdorni për diçka tjetër.

Banka po ju detyron të jeni klient i saj

Për shumë njerëz banka është një rrugë e cila nuk shmanget dot. Nevoja për shërbime bankare është aq e madhe sa shpesh harrojmë që, para së gjithash, jemi klientë të bankës dhe interesi apo komisioni del pikërisht nga xhepat tanë.

Ju keni një raft plot me libra që keni blerë, por kurrë nuk i keni lexuar

Blerja e librave por mungesa e kohës për ti lexuar sjell mbetjen e tyre në raft. Por pse duhet domosdoshmërish që këto libra të blihen kur ato mund të huazohen nga biblioteka apo të shkëmbehen midis miqsh.

Jeni duke përdorur makinën tuaj për punë

Përdorimi i makinës në përditshmëri sjell një kosto shumë të lartë. Përveç karburantit të përditshëm duhet të paguash për taksat e makinës si shërbimin e servisit . Të mbledhura të gjitha së bashku rrjedhimisht fatura do jetë shumë e lartë.

Po paguan për përmbajtje që nuk po i shikon

Ka shumë shërbime online të cilat ofrohen me pagesë të cilët kanë klientë nga e gjithë bota. Njerëzit zakonisht abonohen dhe thjesht nuk shohin më televizion, por harrojnë të mbyllin shërbimin dhe pagesat merren automatikisht për një shërbim të cilin ju nuk po e shfrytëzoni më.