“Tetori rozë” – Shërbimi i mamografisë së lëvizshme në të gjithë vendin, ja datat dhe oraret

92

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në kuadër të “Tetorit Rozë” ofron shërbimin e mamografisë së lëvizshme në të gjithë vendin.

Kryerja e mamografisë ka për qëllim rritjen e ndërgjegjësimit dhe më shumë akses për gratë për diagnostikimin e hershëm të kancerit të gjirit.

Sipas kalendarit të publikuar nga MSHMS, mamografia e lëvizshme ishte e pranishme në Vlorë në 1-2 tetor, në 3-4 tetor në Kamëz, dje në 5 tetor në sheshin Skënderbej, ndërsa në 6-9 tetor do të jetë në Krujë, 10-12 tetor në Fushë Krujë, 13-14 tetor Koplik, 15-17 tetor në Velipojë, 18-20 tetor Vau i dejës, 21-23 tetor Shëngjin, 24-27 tetor Rubik, 28-31 tetor Milot.

Po ashtu vajzat dhe gratë do të kenë mundësi të kryejnë mamografinë në 1-9 tetor në Berat, 13-14 tetor në Urën Vajgurore, 10-12 tetor Kuçovëm 15-16 tetor në Poliçan, 17-18 tetor në Çorovodë, 19-20 tetor në Roskovec, 21-22 tetor në Patos, 23-24 tetor në Gramsh, 25-27 tetor në Kavajë, 28-31 tetor në Rrogozhinë.

Ndërkohë që kabinetet e mamografisë në institucionet shëndetësore publike, gjatë muajit tetor do ta ofrojnë ekzaminimin e mamografisë së gjirit, nga dita e hënë deri të premte, ora 8:00-18:00 dhe të shtunë, ora 9:00-14:00.