“The Guardian” përfshin Qeparoin mes 40 destinacioneve më të mira: Një fshat magjik

25

Prestigjozia britanike “The Guardian” ka renditur destinacionet më të mira për të qëndruar dhe pushuar gjatë kësaj vere. Krahas plazheve të njohura të Italisë, Greqisë dhe Spanjës, “The Guardian”, ka renditur edhe Shqipërinë.

Revista e njohur thekson se Shqipëria ka shumë plazhe të fshehur, por ai më kryesori dhe i bukuri është në Qeparo.

“The Guardian” e cilëson Qeparon një fshat magjik që ofron kombinime spektakolare ngjyrash, bluja e detit, jeshilja e kodrave dhe e bardha te shkëmbet gëlqerore që dalin nga shpatet të maleve përreth.

“Qeparo është një fshat magjik që ofron kombinime spektakolare ngjyrash, bluja e detit, jeshilja e kodrave dhe e bardha e formacioneve shkëmbore gëlqerore që dalin nga shpatet dramatike të maleve përreth. Ka shumë plazhe të fshehura, por edhe ai kryesor, i quajtur Porto Palermo, është i përsosur për t’u çlodhur në guralecë ose për të eksploruar gadishullin shkëmbor aty pranë, ku në krye ka një kështjellë 200-vjeçare”, shkruan “The Guardian”.

Pasi kalon gjirin e Porto Palermos, fshati Qeparo 13 kilometra në jug të Himarës është kthyer vitet e fundit në një ndër destinacionet më të preferuara të turistëve të huaj.