Tirana International Film Festival 2018, zhvillohet në Shqipëri eventi më i rëndësishëm kinematografik

167

Tirana International Film Festival 2018 është eventi më i rëndësishëm kinematografik që zhvillohet në Shqipëri, cel siparin mbrëmjen e dy nëntorit me një program të pasur, zbulimeve interesante dhe premierave të filmave më të rëndësishëm në tregun kinematografik sot në botë.

Por edhe me lajme të mira.

“Tani kemi mundësinë që fituesi i “Best Short” kualifikohet për në Oscar. Kjo është një ngjarje që e diferencon TIFF nga festivalet e tjera në rajon”, u shpreh Agron Domi, drejtor i festivalit/

Komiteti ndërkombëtar i seleksionit të aplikimeve ka sugjeruar 128 filma për konkurrim, në kategoritë e TIFF. Por edhe “Special Screenings”, “Don’t Worry, He Won’t Get Far on Foot” nga Gus Van Sant, “Suspiria” nga Luca Guadagnino, “The House That Jack Built” nga Lars von Trier.

FOCUS-i i TIFF këtë vit do të jetë përkujtimi i 50 vjetorit të ngjarjeve të vitit 1968, që ndryshuan botën, por jo ëndrrën për një botë më të mirë e më të drejtë.

“Motoja e këtij viti është “For an other dream”. Ne morëm shkas nga ngjarjet e 1968-s ëq ndryshuan notën, por jo ëndrën që ato u krijuan”, tha Agron Domi.

“Do kemi mundësinë të sjellim diçka ndryshe” shton Gentiana Ramdani.