DRTK Shkodër restauron “Grykën e Sterës”, objekt i shekullit XII në Kalanë e Rozafës

2

Pas një pune të palodhur dhe plot përkujdesje, nga ekipi i DRTK Shkodër, përfundoi restaurimi i Grykës së Sterës (saranxha), objekt i shekullit XVII, në oborrin e tretë të Kalasë së Rozafës.

Objekti, i cili u dëmtua gjatë trazirave të vitit 1997, në tentativë për t’u vjedhur, falë ndërhyrjes restauruese, sot ka një pamje tjetër.

Nën mentorimin e restauratorit, Petrit Bilali, janë riparuar dëmet e identifikuara duke restauruar elementet e brendshme sipas teknikave tradicionale, duke ruajtur vlerat dekorative dhe duke u siguruar që objekti të ketë një strukturë të qëndrueshme.

Restaurimi i objektit kaloi në disa etapa të tilla si; çmontimi i pusit në 3 pjesë, heqja e materialeve të mëparshme me të cilin është çimentuar, heqja e myshqeve të vdekura dhe të gjalla, rimontimi dhe ngjitja specifike sipas tipologjisë së gurit, stukimi i fugaturës dhe stukimi me pluhur guri dhe gëlqere.

Stera e pestë, e cila ndodhet në oborrin e tretë të kalasë së Shkodrës, është prodhim venecian dhe shërbente për furnizimin me ujë për pallatin e Bushatllinjve aty pranë, e që sot nuk egziston më.

/ata.gov.al