Tirana shtohet çdo vit me 30 mijë banorë, vijnë 70 vetë çdo ditë nga rrethet

159

Në Tiranë vijnë për të jetuar 70 persona çdo ditë, ndërkohë që në vit janë rreth 30 mijë shqiptarë që lëvizin nga fshati drejt kryeqytetit.

Ky ritëm i shpejtë i zhvendosjes së popullsisë në qytet e ka pikënisjen që nga viti 2009 dhe vetëm disa vite më vonë, Shqipëria mban vendin e parë në Ballkan për përqendrimin e popullsisë në zonat urbane, pasuar nga Mali i Zi me 77%.

Ndërsa në Hong Kong është projektuar se e gjithë popullsia do të jetojë vetëm në zonat urbane deri në 2050.