Tiranë, investim i ri në rrjetin e kanalizimeve në rrugën ”Siri Kodra”

212

thumbnail_30407925510_5f3cc5536c_k

Investimi i ri i Bashkisë së Tiranës dhe UKT-së në Rr. “Siri Kodra” do të zgjidhë problemin e mbartur prej vitesh në këtë zonë me kanalizimet, bllokimi i të cilave ka sjellë gjithmonë përmbytje gjatë shirave. Ky investim është në fazën e tij përmbyllëse dhe prek një nga lagjet më problematike, sa i përket përmbytjeve nga shirat. Pas punës për rikonstruksionin e rrjetit në një nga zonat problematike siç ishte “Don Bosko”, me investimin e ri në rrjetin e kanalizimeve në Rr. “Siri Kodra”, synohet shmangia e përmbytjeve që ndodhin në këtë zonë.

Në këtë rrugë, rrjeti i kanalizimeve është i ndërtuar në vitet 70, ndërsa nga përditësimet në terren është verifikuar se problematika që shkakton përmbytje, ka të bëjë me mënyrën se si është ndërtuar ky rrjet, me kthesa dhe kënde të ndryshme dhe për shkak të amortizimit të lartë. Problem për përcjellshmërinë e këtij tubacioni është edhe gjendja e dëmtuar në shumë segmente të tij, si rezultat i godinave dhe mureve rrethuese të ndërtuara mbi të. Me ndërhyrjen e UKT-së, eliminohen problemet të cilat shkaktonin përmbytje.