Tiranë, nëna e re sjell në jetë trinjakë në maternitetin “Koço Gliozheni”

27

Një nënë e re nga Tirana solli në jetë dje trinjakë në maternitetin “Koço Gliozheni” në Tiranë.

Familja e re nga Tirana ka përfituar edhe bonusin e bebes prej 3,6 milionë lekë për trinjakët.

Bonusi i bebes, politika e re sociale e Qeverisë mbështet rreth 30 mijë familje në vit. Ndihma e menjëhershme financiare u jepet familjeve në masën dyzet mijë lekë për lindjen e fëmijës së parë, tetëdhjetë mijë lekë për lindjen e fëmijës së dytë, njëqind e njëzet mijë lekë për lindjen e fëmijës së tretë dhe fëmijëve të tjerë në vijim.

Në rastet e nënave që lindin binjakë apo trinjakë: në rastin e parë masa e përfitimit është  tetëdhjetë mijë lekë për secilin fëmijë dhe për rastin e dytë njëqind e njëzet mijë lekë për secilin fëmijë.