Tiranë: Nis rikonstruksioni i ”Shkollës së Kuqe”

422

Pas 17 vitesh, nis rikonstruksionin e “Shkollës së Kuqe”, për të krijuar kushte më të mira mësimi për një mijë nxënësit që e frekuentojnë atë.

Projekti i rikonstruksionit parashikon ndërhyrje te nyjet sanitare si, hidroizolimi, shtresa dhe veshja me pllakë dhe pajisjet hidrosanitare, ribërja e shtresave hidroizoluese dhe termoizoluese në tarracë, shtrimi i pllakave, riparimi i dyerve dhe i dritareve, si dhe sistemi i ri elektrik. Gjithashtu, po kryhet edhe rilyerja e fasadës dhe e ambienteve të brendshme, si dhe sistemimi e gjelbërimi i mjedisit të jashtëm të shkollës.