Tiranë: Nis rikualifikimi i rrugëve në Njësinë Administrative Nr.2

255

Bashkia e Tiranës ka nisur rikonstruktimin e rrugëve në Njësisë Administrative Nr. 2 në kryeqytet.

Rikualifikimi urban i të gjithë zonës, përfshin asfaltimin e rrugës “Pjetër Budi”, “Nasi Pavllo” dhe “Qamil Guranjaku” si dhe të gjitha rrugët lidhëse.

Po ashtu do të shtrohen me pllaka trotuaret, kanalet e ujërave të bardha, kalimi i të gjithë kabllove të internetit në tuba nëntokësor, shtimi i vendeve të parkimit të makinave në vende të caktuara si dhe ndriçimi i rrugëve.

Me këtë investim do të lehtësohet lëvizja e fëmijëve në kopshte dhe në shkolla, qarkullimi i qytetarëve, sistemimi urban i trotuareve dhe ndriçimi, por dhe heqja nga qielli i kabllove.

Në projekti është parashikuar edhe një kënd lojërash mes pallateve te quajtur “70”, i cili ndodhet afër ambasadës Amerikane.