Tiranë, rruga “Kongresi i Manastirit” me rrjet të ri kanalizimesh

113

Përveç investimeve për përmirësimin e rrjetit të ujit të pijshëm, ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizimeve Tiranë, u përgjigjet në një kohë mjaft të shpejtë ankesave dhe problematikave të qytetarëve, duke i dhënë atyre zgjidhje.

Kësaj herë UKT ka investuar në rrjetin e ri të kanalizimeve në rrugën “Kongresi i Manastirit”, duke i dhënë fund problemeve të banorëve të kësaj zone.

Ndërmarrja e UKT ka ndërmarrë një sërë investimesh në rrjetin e ujit të pijshëm dhe kanalizimeve, duke shtuar sasinë dhe cilësinë e ujit të pijshëm, si dhe duke shmangur përmbytjet në periudhën e reshjeve