Tjetër kompani “low cost” vjen në Shqipëri/ Fluturime Milano-Tiranë në nëntor, çmimet e përgjysmuara

105

Linja ajrore me kosto të ulët EasyJet do të fillojë fluturimet nga aeroporti Malpensa në Milano, drejt kryeqytetit të Shqipërisë Tirana më 28 nëntor, tregon orari i fluturimit të kompanisë.

Fluturimet do të operojnë dy herë në javë, të enjten dhe të dielën dhe biletat tashmë janë në dispozicion për shitje.

Një lajm i mirë vjen për të gjithë udhëtarët. Sipas faqes zyrtare, një pasagjer me datë 28 nëntor, do të ketë mundësi të udhëtojë për 40.57 dollarë, që janë 4382.9 lekë.

I njëjti fluturim, në të njëjtën datë, me kompaninë Alitalia, kushton thuajse dyfishi, rreth 9700 lekë. EasyJet gjithashtu kryen fluturime aktualisht nga Gjeneva e Zvicrës për në Tiranë.