Torta e Pambuktë – Receta unike Japoneze

4

Një ëmbëlsirë me shije të butë. Si e tillë, mund të shoqërohet lehtësisht me pijen tuaj të preferuar, ose të shërbehet me komposto të ndryshme frutash, copa çokollate ose luleshtrydhe të freskëta.

Kjo recetë e veçantë bashkon të bardhat e vezëve të rrahura, në përzierjen e kekut dhe piqet në banjë uji, e cila mundëson strukturën karakteristike, të lehtë dhe të butë.

Ndiqni më poshtë recetën që AgroWeb.org sjell sot për ju, për të mësuar mënyrën e përgatitjes.

Përbërësit (për 6 persona)

7 lugë gjelle gjalpë

100 g krem djathi

130 ml filxhan qumësht

8 të verdha vezësh

60 g filxhan miell

60 g filxhan niseshte misri

13 të bardha vezësh

130 g sheqer

Ujë i nxehtë

Sheqer pluhur për zbukurim

340 g luleshtrydhe

Përgatitja

Ngrohni fillimisht furrën në 160°C. Më pas në një tenxhere të vogël mbi nxehtësinë mesatare, përzieni së bashku gjalpin, kremin e djathit dhe qumështin derisa të shkrihen dhe të bashkohen. Hiqeni nga zjarri dhe lëreni të ftohet.

Në një tas të madh, rrihni të verdhat e vezëve derisa të shkumëzohen.

Më pas hidhni ngadalë përzierjen e djathit krem, duke i trazuar derisa të kombinohen në mënyrë të barabartë. Shtoni miellin dhe niseshten e misrit, duke i kaluar nëpër një sitë.

Në një enë tjetër, rrihni të bardhat e vezëve me një mikser dore derisa të formohet një masë kremoze. Shtoni gradualisht sheqerin duke vazhduar rrahjen.

Masën shtojeni tek përzierja me të verdhat e vezëve, duke i përzier derisa përbërësit të kombinohen në mënyrë të barabartë.

 

Lyeni me gjalpë pjesën e poshtme të një tave të rrumbullakët me përmasa rreth 23 x 7,5 cm.

Më pas mbështillni pjesën e jashtme të saj me letër alumini.

Hidheni brumin në tavë dhe tundeni për të lëshuar ndonjë flluskë të madhe ajri. Vendoseni tavën në një enë më të madhe dhe mbusheni me ujë të nxehtë rreth 2 cm.

Piqeni për 25 minuta, më pas ulni nxehtësinë në 140°C dhe piqeni edhe për 55 minuta të tjera, derisa ëmbëlsira të rritet pothuajse në dyfishin e lartësisë së saj origjinale.

Hiqeni nga furra dhe kthejeni me kujdes ëmbëlsirën sepse do të jetë shumë e nxehtë. Mund ta ktheni edhe në një pjatë, por kjo do të bëjë që të fryhet më shumë.

Spërkateni me sheqer pluhur, më pas priteni në feta dhe shërbejeni me luleshtrydhe sa është ende e ngrohtë!

/agroweb.org