Transformim i lulishtes së re në Lezhë

3

Lulishtja e re në Lezhë është transformuar si një hapësirë e dedikuar për fëmijë e të rritur.

Kjo lulishte është edhe në shërbim të turizmit të qytetit, duke i nxjerrë më në pah vlerat e Memorialit të Skënderbeut, monumentit të vyer historik, që ndodhet përballë saj.

Projektet investuese në Lezhë e kanë transformuar këtë qytet duke mundësuar pamje të re moderne e hapësira cilësore për banorët, por edhe për vizitorët.

E shtrirë në të dy anët e lumit Drin, e rrethuar nga lagunat Kune e Vain, si dhe nga plazhi i bukur i Shëngjinit, Lezha ofron bukuri natyrore të larmishme dhe mundësi të shumta për zhvillimin e turizmit jo vetëm brenda territorit të saj, por edhe në një distancë të afërt.

/ata.gov.al