TripAdvisor zbulon 25 destinacionet më të mira në botë për 2019

62

Mund të quhet si një dhuratë e vonë e dasmës. Dasma mbretërore e vitit të kaluar midis Princit Harry dhe Meghan Markle i ka dhënë një shtytje të madhe turizmit në Londrën e Brexit.

Qyteti është cilësuar si destinacioni më i mirë në botë sipas TripAdvisor, kryesisht falë festimeve mbretërore të vitit 2018.
Parisi i jelekverdhëve ka zbritur nga froni, ndoshta edhe për shkak të protestave.

“Magjepsja globale me dasmën e Harry dhe Meghan, ka dhënë një efekt të fuqizshëm, pasi kjo është hera e parë që nga viti 2016 që Londra kryeson renditjen botërore,” tha zëdhënësja Hayley Coleman në një deklaratë.

Paris renditet i dyti në destinacionet më të mira të udhëtimit të TripAdvisor, me Romën që vjen në vendin e tretë, e ndjekur nga Kreta, Bali dhe Phuket.

Këto janë 25 destinacionet më të mira në botë të vitit 2019

1. Londër, Mbretëria e Bashkuar
2. Paris, Francë
3. Romë, Itali
4. Kretë, Greqi
5. Bali, Indonezi
6. Phuket, Tajlandë
7. Barcelona, Spanjë
8. Stamboll, Turqi
9. Marrakech, Marok
10. Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe
11. Pragë, Republika Çeke
12. Siem Reap, Kamboxhia
13. Neë York City, Nju Jork
14. Xhamajka
15. Hanoi, Vietnam
16. Tokio, Japoni
17. Playa del Carmen, Meksikë
18. Lisbonë, Portugali
19. Katmandu, Nepal
20. Jaipur, Indi
21. Hurghada, Egjipt
22. Hong Kong, Kinë
23. Cusco, Peru
24. Sydney, Australi
25. Tel Aviv, Izrael/Marrë nga CNN