Turizmi i vrojtimit të shpendëve, vizitorët gjermanë njihen me Parkun e Prespës

2
Me ardhjen e stinës së verës vihet re dhe rritje e numrit të turistëve në zonat e mbrojtura.
Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura përcolli në rrjetet sociale momente nga vizita e turistëve në këto zona.
“Një grup turistësh gjermanë, të apasionuar pas natyrës dhe vrojtimit të zogjve, u shoqëruan nga stafi i AdZM Korçë, ku patën mundësi të njiheshin me Parkun Kombëtar të Prespës, si edhe të zhvillonin birdwatching”, shkruan AKZM.
Turizmi i vrojtimit të shpendëve përherë e më shumë po tërheq vizitorë të apasionuar pas tij.

Ky lloj turizmi është një mundësi e mirë për të afruar njerëzit me shpendët dhe për t’u treguar atyre se çfarë tiparesh dhe vlerash ka secili shpend.

Të pajisur me dylbi dhe teleskopë, grupi i të pasionuarve pas shpendëve synon të tregojë se entuziazmi për zogjtë duhet të shërbejë për mbrojtjen e tyre.

Turizmi i vëzhgimit të shpendëve apo kafshëve të egra, tashmë po kthehet në një lëvizje të vërtetë turistike edhe për vendin tonë.

/ata.gov.al